About the Book
Ngjyrat e Dashurise apo romani antiteze, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri ne caqet e satires, satirik deri ne caqet e humorit. Keto e te tjera etiketime, u bene parade e larmishme, ndricuese deri ne verberim, degjuese deri ne shurdherime, normale deri ne cmenduri, joshese deri ne ekstaze, ne skenen e prapaskenes dhe prapaskenen e skenes, te librit te shkrimtarit dhe publicistit, Lis Bukuroca, qe dje i mbylla faqen e fundit te leximit ne urbanin per ne punen e nates. Nuk thashe thenien e njohur te lexuesve pas leximit te nje libri te bukur: Sa shpejt mbaroi, pse nuk zgjati dhe ca!,- por thashe dicka me teper, mbase te pathene nga asnje tjeter: Kaq duhej te ishte si liber, ne formen dhe permbajtjen e tij, as nje faqe me pak, asnje faqe me teper, per te mbetur i vecante ne plotesine e tij dhe i plote ne vecantine e vet. Tashme games se personazheve tipike te romaneve shqiptare e te huaj te lexuar jetes sime, iu shtua dhe Leu Trumcaku apo sic quhet shpesh ne roman, profesor Trumcaku. Nje personazh tipik e simbolik, qe permes predikimit oratorik dhe elokuent qe i ben Kanunit te fisit te tij, te emeruar si Kanuni Erotik i Kurtit, fshikullon, satirizon dhe ve ne loje shoqerine njerezore te kornizuar brenda nje sistemi ekonomik, politik e shoqeror, ku absurdi, paradoksi, degjenerimi e degradimi, mbulohen permes fasadash propagandistike moraliste e demokratike, te lirise, ligjit, drejtesise, etj. Perballe kesaj piramide te sistemit, qendron dhe kundervihet gati i vetem, profesor Trumcaku, ne nje ndeshje qe nuk ka krahasim per pabarazine e saj ne historine njerezore, bile as me ate mes Davidit dhe Goliatit. Pikerisht ketu qendron dhe merita e autorit, qe e ben lexuesin protagonist me personazhin, edhe ne mospajtimet mes tyre si karaktere e koncepte per moralin, erotiken, dashurine dhe seksin. Kjo ndodh sepse e keqja e piramides, eshte shume here me e madhe se e keqja kundervenies se Trumcakut dhe sepse ne perballje mes tyre, bindesh, qe e vetmja menyre per ta zvogeluar deri ne mosperfillje efektin e piramides, eshte ta luftosh ate permes mjeteve dhe plageve te saj me te thella. Bindesh pra ne fund per triumfin e personazhit, duke e ndjere edhe ti veten triumfator me te. Nuk bej aspak rolin e analistit e te kritikut profesionist, sepse nuk jam i kesaj fushe delikate te artit, prandaj po e le me kaq mendimin tim mbresor, per romanin e ri te porsalexuar. Edmond Shallvari, shkrimtar, Thessaloniki, 9 korrik 217 ********************************************************************************************************** Leu Trumcaku, nje personazh aspak kompleks, bile shume natyral i formuar me dy kanunet mesjetare me vlerat dhe te metat e tij, ku pika e tij e dobet eshte e bukura univerzalja e thjeshta bile edhe shtazorja, krejt keto vecori qe e bejne te jete Ai dhe vetvetja. Me nje prizem tjeter Trumcaku ky personazh ne nje mjedis te ri, i emigruar, i nencmuar qe skalitet me te gjitha mjeshtrit e botes deri sa arrin ti njihet formimi i tij intelektual. Leu Trumcaku nuk e perqesh boten, nuk e perqesh plakun e femijen te semurin e injorantin, burrin as gruan ai e perqesh at klase qe flet ne emer te atyre. Leu perqesh te gjitha ato shoqeri monoteiste, mesjetare asaj te sodit qe bejne ligjin e te fortit. I nderuar Lis Bukuroca, romani juaj me ka pelqyer jashtezakonisht shume, do ta rilexoj. Ju uroj shume suksese ne punen tuaj te palodhur. Sadete... ********************************************************************************************************** Roman shume interesant i cili i trajton ligjet e Kanunit fisnor, te zbatuara ne vend te huaj. Gjykimi i profesorit, i pa drejte si i huaj qe nuk i gezon as te drejtat minimale te garantuara me ligj. Ia vlen te lexohet! Nik Kolnrekaj