About the Book
Dramë që ngritet mbi historinë e jetës së mbretit Zog, Geraldinës dhe të tjerëve, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Zogu dhe bota e tij, shikohet nga perspektiva e sotme dhe qëndrimet ndaj asaj kohe vlerësohen si nismë e shtetësisë që na mungoi me shekuj.
About the Author: Ekrem Kryeziu Si autor, regjisor dhe skenarist, la gjurmë në dramën dhe filmin shqiptar, me një sërë veprash si drama, seri televizive, filma artistikë, filma televizivë, komedi e dokumentarë, të realizuara ndër vite në Televizionin e Beogradit, Televizionin e Prishtinës, Televizionin Shqiptar, Radio-Televizionin e Kosovës, Kosova Film, Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin "Istref Begolli" Pejë, Teatrin e Gjakovës, si dhe në Produksionin e tij "Labia." Duke trajtuar temat e ndjeshme të historisë dhe kulturës shqiptare, fatit shqiptar në përgjithësi dhe gjendjes së tij politike, pikërisht atëherë kur ishte e vështirë kjo të bëhej, duke trajtuar në artin e tij kauzën shqiptare, Ekrem Kryeziu fitoi respektin e publikut shqiptar, ndërsa për nivelin e realizimit të tyre do të merrte disa herë vlerësimet e jurisë nga festivale dhe institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura janë Viktimat e Tivarit, Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna (I dhe II), Epoka Para Gjyqit, Kur Pranvera Vonohet, I biri i Rozafës, Pushkatimi, Përplasjet, Kodi i jetës, Përtej bunarëve, Komploti Ilir, Dashuria, Korridoret e Tmerrit, Pranvera në Prishtinë, Kosova's Harvest (Të korrat e Kosovës) Buka e Hidhur, Pa pardon, Sherif Patrioti, Rruga pa kthim, Një jetë e tërë, Tepricat, Gjurmë të Bardha, E Kafshoja terrin, Mallkimi i kuajve, Por..., Trenat për veri, Të ngujuarit, Pikë e Gur, Sofra, Dita e Mërgimtarëve, Po vdes Rugova, Po e zëmë - po e zëmë, Luftëtarët, Dhe dita e dasmës erdhi, Një Lindje, Binjakë Siamezë, Përtej Varrit, Mbreti Zog, Geraldina e të tjerët..., Ëndrra Amerikane, etj.