About the Book
ALI PASHË TEPELENA NË ROMANET ANGLEZE është studim i veçantë komparativ letraro-shkencor në fushën e letërsisë angleze. Fillimisht e shkruar si tezë e magjistratures dhe e mbrojtur më 1981, tani, pas 35 vjetëve, i ofrohet lexuesve, duke e pasqyruar nga çdo kënd figurën madhështore të Ali Pashë Tepelenës, jetën dhe veprat e tij. Romanet historike të Stoyan Christowe dhe William Plomer si dhe burimet tjera të shfrytëzuara dhe konsultuara për hartimin e këtij studimi monografik, përmes analizave kritike dhe krahasimeve të mprehta, nxjerrin në dritë dy anët komplekse të personazhit: Aliun burrë shteti dhe Aliun njeri; Aliun e jashtëm dhe Aliun e brendshëm, Aliun mizor dhe Aliun subtil, Aliun e përgënjeshtruar dhe Aliun e vërtetë.
Inteligjenca e tij brilante, dhuntia natyrore për të sunduar dhe drejtuar Pashallëkun e Janinës dhe më gjerë, njohuritë në thelb të punëve qeverisëse, administrative, diplomatike, ushtarake, juridike dhe ekonomike, e bënin një sundimtar të shquar dhe me vizion të qartë, të cilit ia kishte frikën edhe vet sulltani. Sundimi i tij autonom në trojet jugore të Shqipërisë, në një cep të largët të posedimeve osmane në Evropë, nxitën imagjinatën përrallore në Evropën Perëndimore. I vizituar nga shumë evropianë, përfaqësues diplomatikë, shkrimtarë, artistë, mjekë, udhëtarë rasti etj., Ali Pashë Tepelena, sikurse edhe Napoleon Bonaparta, u bë inspirim i pashtershëm dhe objekt i trajtimit të gjithanshëm jo vetëm në shkresat e diplomatëve, por edhe në shtypin e kohës, në memoare, në historiografi dhe publicistikë, ku jo gjithmonë pasqyrohej objektivisht personaliteti i tij, punët shtetërore, jeta private dhe intime, botëkuptimet e tij filozofike, shpirti i tij romantik, ndjeshmëria e tij ndaj të bukurës së jetës dhe përsosmërisë njerëzore, si dhe botëkuptimet e tij mbi religjionin, përfshirë këtu edhe bestytnitë.
Autorët anglezë nuk e perceptuan qartë vizionin, synimin dhe luftën e Ali Pashës për unifikimin e krahinave shqiptare nën sundimin e Pashallëkut të Janinës. Ky objektiv lidhej shumë me luftërat e Napoleonit në Evropë dhe impaktin e këtyre luftërave në zgjimin kombëtar të shumë popujve evropianë, me këtë edhe popujve ballkanikë që ishin nën sundimin disa shekullor osman. Andaj, konsiderohet se Ali Pashë Tepelena ishte ndër artikuluesit më të hershëm të idesë së unifikimit kombëtar në Ballkan, dhe vetëm mungesa e një aleance të mirëfilltë me pashallarët tjerë krahinor të Shqipërisë, e pamundësoi unifikimin e Shqipërisë, si shtet i parë nacional në Ballkan.
About the Author: Teuta S. Rizaj eshte autore, shkrimtare, poete, romanciere, perkthyese, dhe pedagoge shqiptaro-amerikane. U lind ne Peje, Kosove, me 1955, dhe u shkollua kryesisht ne Kosove, Angli dhe SHBA. Pas diplomimit ne gjuhe dhe letersi angleze, Teuta Rizaj ia filloi karrieres se saj mesimdhenese ne Universitetin e Prishtines si asistent-profesor i letersise anglo-amerikane. Me 1984, si bursiste e British Scholarship Trust u angazhua ne University College London si mesimdhenese e pare e gjuhes dhe kultures shqipe dhe u be iniciuese e themelimit te deges se gjuhes shqipe ne kuadrin e ketij universiteti.
Me 1987 shkoi ne SHBA per t'i ndjekur studimet e doktorates ne New York University. Atje ajo jetoi gati dy dekada. Per me shume se shtate vjet ishte perkthyese e nivelit te larte per Departamentin e Shtetit Amerikan. Nje kohe te shkurter u angazhua si ligjeruese ne institutin amerikan Farleigh Dickenson University ne Izmir (Turqi), por me kalimin e saj me banim ne Honolulu, Hawaii me 2003, ajo iu kthye teresisht thirrjes se saj shpirterore - arsimit. Per dhjete vjet me radhe ligjeroi se pari ne Hawaii Pacific University dhe pastaj ne Hawaii Tokai International College. Qe nga viti 2013 Teuta Rizaj iu eshte perkushtuar botimit te shkrimeve te saja shumevjecare. Me 2014 botoi poemen epike The Rhapsody of the Ant Woman: Poem with Complementary Drawings (Rapsodia e Gruas Milingon: Poeme Me Vizatime Plotesuese), nderkaq nje vit me vone publikoi koleksionin e tregimeve te shkurtra The Sliced Land and Other Stories (Toka e Copetuar dhe Tregime Tjera). Se shpejt pritet dalja ne drite edhe e romanit Who Stole the Rainbow Colors (Kush i Vodhi Ngjyrat e Ylberit).
Ne te kaluaren, Teuta Rizaj ka perkthyer fonde te tera dokumentesh historike per Arkivin e Kosoves, pastaj libra, nga te cilat shquhet ne vecanti libri-doracak As the Man Thinketh (Sic Mendon Njeriu) (1997) nga autori anglez James Allen. Ka shkruar po ashtu nje sere artikujsh te karakterit shkencor, recensione librash etj. Artikujt e saj te botuar me tema universale jane mirepritur ne gazeta dhe revista amerikane, nderkaq poezite e saja te botuara moren edhe cmimin fitues ne antologji, etj.
Pervec shkrimit, Teuta S. Rizaj gjate dy dekadave te fundit merret aktivisht edhe me vizatim dhe pikture, si dhe eshte aktive ne shoqerine e Kerkuesve te se Vertetes.