Anna KoveAnna Kove është poete, shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë gjermane në shqip. Lindi në Pogradec, më 25 prill 1968 dhe banon në Tiranë. Është autore e librave: Shën Valentin ku ishe, Djegë Ujërash, Nimfa e pemës së humbur dhe Kambanat e së dielës. Ëhtë nderuar shpesh edhe me çmime letrare dhe kritika e quan një nga penat e talentuara të prozës së shkurtër bashkëkohore shqipe. Kontributi i saj letrar është i pandarë nga ai i përkthimit të letërsisë gjermane. Kove ka sjellë në shqip emra të mëdhenj, si Paul Celan me Lulekuqja dhe kujtimi, nobelisten Herta Mueller me Kafsha e zemrës dhe A ke shami?, Clemens Meyer me Nata, dritat, Ilse Aichinger me romanin Shpresa më e madhe, poeten Rose Ausländer me Unë ende luaj, romancierin Daniel Kehlman, me romanin e tij historik Tyll, Antologjinë Mjeshtër të prozës së shkurtër gjermane, si edhe shumë cilke poetike dhe tregime te autorëve S. Kirsch, M. L. Kaschnitz, B. Brecht, I. Bachman, N. Sachs etj. në shtypin letrar të kohës. Read More Read Less
An OTP has been sent to your Registered Email Id:
Resend Verification Code